Xiaomi lajmëron telefonin e ri me kamerën 48 MP, për vetëm 150 dollarë

  • January 10, 2019 10:30
  • Teknologji

Në fund të vitit të kaluar, presidenti i Xiaomi, Lin Bin, promovoi një kamera 48 megapikselë dhe sot kompania e ka zbuluar atë në mënyrë të plotë.

Megjithë kësaj specifike premium, është një produkt nën markën hyrëse Redmi të quajtur Redmi Note 7.

Sa i përket dizajnit, duket shumë i ngjashëm me Mi Play më të vogël, i lansuar disa javë më parë, me një vijë rrethore të ekranit, një panel mbrapa me gradient të gjallë dhe një sensor të gjurmëve të gishtërinjve në anën e pasme.

Kamera mund të shkrep fotografi me 48 milionë piksele prej 0,8 mikronësh në ndriçim të mirë, ose të kombinoj piksele fqinje që pretendohet se janë ekuivalente me një foto 12 megapikselë të marrë me piksele më të mëdha 1,6 mikronësh.

Sigurisht, hardueri është vetëm gjysma e stories me kamerat e telefonit, kështu që do të duhet të shohim se si funksionon kjo në praktikë.

Për më shumë, Redmi Note 7 ka një ekran 6,3-inç me 1080 pikselë, një procesor Snapdragon 660, një kamera selfie 13 megapikselë, një bateri 4,000mAh, USB-C dhe një port për kufje. /Telegrafi/

Loading...