Telefoni i palosshëm i Samsung mund të lansohet në sasi të limituar

  • December 04, 2018 16:30
  • Teknologji

Është thënë dhe është shkruar shumë për telefonin e palosshëm Samsung.

Kompania ofroi një paraqitje të shkurtër të panelit të ekranit muajin e kaluar, por nuk tregoi pajisjen aktuale. Pritet që në fillim të vitit të ardhshëm të lansoj Galaxy X të shumëpërfolur.

Samsung do të konfirmojë detajet e disponueshmërisë për pajisjen vetëm në ditën e lansimit. Ajo që raportet deri më tani kanë sugjeruar është se pajisja do të prodhohet në numër të kufizuar. Një raport i ri përsërit se vetëm një milion njësi të pajisjes do të prodhohen.

CEO i celularit Samsung DJ Koh tha më parë se kompania do të prodhojë një milion njësi të telefonit të palosshëm.

Ai ka përmendur gjithashtu se pajisja do të lansohet në nivel global.

Një raport i ri pohon se telefoni Samsung i palosshëm do të jetë një pajisje e kufizuar.

Kjo mund të nënkuptojë që kompania mund të mos planifikojë të prodhojë njësi përtej objektivit një milionsh, edhe nëse ka kërkesa. Vëllimi fillestar i prodhimit do të jetë i mjaftueshëm për të lansuar pajisjen në nivel global.

Raporti përmend se Samsung do të synoj të shes pajisjen për personat e moshës së mesme, rreth të 40-ave.

Tregu i synuar duket të jetë një person i cili është mirë në karrierën e tyre dhe ka mjetet për të shpenzuar më shumë se një klient mesatar në një telefon mobil. /Telegrafi/

Loading...