Samsung shfaq dizajnin e telefonit të ardhshëm, Galaxy S10

  • December 06, 2018 15:00
  • Teknologji

Samsung ka zbuluar një prototip të telefonit të ri të gjeneratës së ardhshme dhe kjo lë shumë për të dëshiruar. Disa tashmë e kanë cilësuar një telefon shumë të shëmtuar.

Kompania teknologjike e Koresë së Jugut ofroi një pamje të hershme në harduerin e ardhshëm gjatë takimit vjetor të Qualcomm Snapdragon në Maui.

Telefoni u shfaq si pjesë e një ngjarje për 5G, pas lajmit se Samsung ka partnerizuar me Verizon në SHBA për të sjellë një telefon 5G në treg, në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas pëshpëritjeve më të fundit nga brenda kompanisë, Samsung do të mbështesë rrjetet 5G me telefonin e ri, Galaxy S10 Plus. Kjo pajisje gjithashtu do të posedoj edhe një ekran të stilit Infinity-O, i cili ka një prerje të vogël rrethore për të strehuar kamerën e përparme – thyerja e vetme në një dizajn me ekran të plotë.

Për fat të keq, kjo nuk është ajo që pamë me pajisjen prototip. Në vend të kësaj, u zbulua një rrëmujë ku dominon shiriti i zi që rrethon ekranin, në pjesën e sipërme.

Fatmirësisht, nuk është garantuar të jetë dizajni final që shfaqet në Galaxy S10 dhe Galaxy S10 Plus, kur telefonat e rinj lansohen vitin e ardhshëm.

Në fakt, Justin Denison nga Samsung i tha TechRadar: “Ju duhet të mendoni për këtë pajisje si një pajisje shembull, jo domosdoshmërisht tregues se çfarë do të duket pajisja përfundimtare, madhësia, forma apo trajtimi i UI”. /Telegrafi/

Loading...