Instagram po e teston sistemin për shikimin e videove së bashku me miqtë virtualë (Foto)

  • March 08, 2019 18:00
  • Teknologji

Ndarja e momenteve më të mira me miqtë virtualë, po bëhet gjithnjë e më e lehtë.

Deri më tani, të gjithë kemi mundur ta shohim të njëjtën video në internet, teksa Facebook e ka mundësuar Watch Party, ku të gjithë mund ta përcjellin të njëjtën ngjarje së bashku, transmeton Telegrafi.

Kompania është duke e testuar sistemin e njëjtë edhe për Instagram, apo së paku kështu pretendon Jane Mancun nga Hong Kongu i Kinës.

Duke shfrytëzuar Instragram Direct, ajo aktivizoi atë që duket sikur të jetë bisedë në grup, që transmetonte edhe pamjet e njëjta.

Ende nuk dihet se çfarë videove ka mundësi të transmetohen, apo është platformë tërësisht e re, që do të rivalizonte me Youtube. /Telegrafi/

Instagram is testing Co-Watching in Video Calls

It’s like Facebook’s Watch Party but for Instagram Direct

Tip @Techmeme pic.twitter.com/cRpRO61DXh

— Jane Manchun Wong (@wongmjane) March 7, 2019

Loading...