Huawei do të lansoj telefonin e ri në dhjetor

  • November 26, 2018 17:00
  • Teknologji

Kompanitë e telefonave duket se po rrisin përpjekjet e tyre për të kërkuar alternativa për një ekran të rrafshët, si një mënyrë për të mbajtur kamerën e përparme në një telefon pa korniza.

Kjo është një përgjigje ndaj atyre që nuk e pëlqejnë ekranin e popullarizuar e iPhone X të Apple.

Sipas Ice Universe, telefoni konkurrues i Huawei në këtë trend, mund të debutojë muajin e ardhshëm. Në një post në Twitter, IU thotë se gjigandi kinez i elektronikës po planifikon të lansojë “telefonin e parë pa korniza” në dhjetor.

Sidoqoftë, emri i pajisjes nuk është i njohur, por ka të ngjarë që të jetë i ngjashëm me Galaxy A8 në aspektin e vendosjes së kamerës, siç shihet në imazhin në të djathtë.

Është interesante të shihet se cila nga dy kompanitë do të jetë e para që do të njoftojë telefonin e parë me një vrimë në ekran. /Telegrafi/ 

Loading...