Tri gjërat që duhet t’i arrini në jetë për t’u bërë të rritur

  • December 06, 2018 15:30
  • Stil

Kur Jeffrey Jensen Arnett kishte filluar hulumtimin si psikolog, ai ua kishte bërë një pyetje të thjeshtë qindra personave: “A ndiheni sikurse jeni të rritur?”

Si 30 e diçka vjeçar, ai kishte pritur që njerëzit të flisnin më shumë për fillimin e karrierës, martesën, blerjen e një shtëpie, etj., transmeton Telegrafi.

Por, nga hulumtimet e shumta ai ka kuptuar se faktikisht njerëzit duhet t’i arrijnë 3 qëllime në jetë në mënyrë që të konsiderohen si të rritur.

Merrni përgjegjësi për vetveten

Kjo nënkupton t’i pranoni pasojat e veprimeve tuaja pa pritur që dikush tjetër, veçanërisht prindërit, t’ju mbrojnë nga ato pasoja.

Marrja e vendimeve të pavarura

Këshilla e dytë ka të bëjë me identitetin personal.

Si për shembull:

– Çfarë edukimi duhet të zgjedh?
– Çfarë oferte të punës duhet ta pranoj?
– Ku duhet të jetoj?
– Me kë duhet të jetojë?
– A dua të kem lidhje apo dua të jem i/e pavaruar?
– A duhet të shpërngulem me të dashurin/ën?
– A duhet të ndahem me të dashurin/ën?

Pra kjo më shumë është një rrugëtim drejt gjetjes së identitetit dhe merr shumë durim.

Pavarësia financiare

Mënyra tjetër më e lehtë për t’u rritur është duke ia “paguar vetes rrugën drejt këtij rrugëtimi”.

Pavarësia financiare është shumë e rëndësishme që të piqeni vërtetë dhe të ndiheni të rritur. /Telegrafi/

Loading...