Panelet solare të qelqta për gjithë kulmin

  • March 11, 2019 17:30
  • Stil

Kompania “Tesla” prodhon dhe shet linjën e vet të paneleve solare, të cilën e ka kombinuar me sistemin vetjak për ruajtje energjie

Ekipi i hulumtuesve të Universitetit në Michiganit, ka krijuar panel solar plotësisht transparent – produkt revolucionar i cili i shndërron sipërfaqet e qelqit në kolektorë energjie, transmeton Telegrafi.

Kjo i mundëson pronarëve të shtëpive që në vend të kulmeve tradicionale me qeramidhe ta mbulojnë gjithë kulmin me pllaka solare në të cilat janë të integruara qelizat solare, të lidhura me bateri “Powerwall 2”, të cilat mund të depozitojnë 14 kWh energji.

Në këtë mënyrë furnizimi i shtëpisë ekskluzivisht me energji solare do të jetë shumë më i lehtë.

Edhe pse është bërë nga pllakat e teksturave të qelqit, “kulmi solar” nga toka duket ngjashëm me kulmet tradicionale.

Pllakat janë të stampuara me hidrografikë (metodë e transmetimit të prinit në sipërfaqe 3D) dhe janë në treg katër modele – “Textured Glass Tile”, “Slate Glass Tile”, “Tuscan Glass Tile” dhe “Smooth Glass Tile”.

“Tesla” thekson që pllakat e qelqta janë më të qëndrueshme se qeramidhet tradicionale, gjë që posaçërisht është e rëndësishme në rajonet në të cilat breshëri është dukuri e shpeshtë. /Telegrafi/

Loading...