Kujdes, mos gaboni!

  • October 12, 2018 00:00
  • Stil

Dashuria është si ngasja e automobilit: starton ngadalë, vozit shpejt, por frenon vetëm kur është, shumë vonë. (Sagani)

Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Doja të ndihesha i gjallë sërish, e di që duket ndryshe, por është e vërtetë, vjen momenti për jetë a vdekje. Kjo është meritë e lëndimeve të ndryshme të adoleshencës.

Edhe tash ndoshta ju do të më paragjykoni! E di që duket shumë qesharake, por është e vërtetë. Është një krizë e moshës së mesme, që besoj se prek shumë meshkuj në këtë fazë të jetës së tyre. Shpjegimet janë të shumta, duke filluar që nga ato ekonomike, edukative e arsimore.

Jeta bashkëshortore, me kalimin e kohës ndikon që ata (bashkëshortët) të familjarizohen: ata bëhen familje dhe kjo marrëdhënie antike me kalimin e kohës bllokon erotizmin te meshkujt, duke çuar në ngatërresa dhe lëndime te të dy palët.

Më lart thamë se te meshkujt testosteroni me kalimin e kohës venitet, ulet, por faktori kryesor për uljen e testosteronit te meshkujt është martesa/monogamia. Meshkujt e martuar, në mënyrë konstante kanë nivel më të ulët të këtij hormoni sesa meshkujt beqarë të së njëjtës moshë.

Meshkujt e martuar, që kanë marrëdhënie jashtëmartesore, nivelin e testosteronit e kanë më të lartë sesa ata që janë besnikë. Shumica e meshkujve që kanë marrëdhënie jashtëmartesore “më shumë”, studiuesit zbuluan që ata në fakt ishin më të lumtur me martesat e tyre, ndërsa vetëm një e treta e femrave, që kishin marrëdhënie jashtëmartesore, ndiheshin kështu. Ndoshta meshkujt me nivel më të lartë testosteroni janë të gatshëm për marrëdhënie jashtëmartesore, mund të jetë kështu, por ka arsye të besohet që edhe kontakti i rastësishëm me një femër të re, tërheqëse, mund të ketë efekt në shëndetin hormonal të meshkujve.

Studiuesi James Roney me ekipin e vet gjetën që edhe një bisedë e shkurtër me një femër tërheqëse e rrit nivelin e testosteronit te meshkujt 14%: për të njëjtët meshkuj kaluan disa minuta duke folur me meshkuj të tjerë, atyre iu ul niveli i testosteronit 2%. E vërtetë është se testosteroni luan rol të madh, por edhe martesa/monogamia, supozohet që pas disa vjetësh martese, interesi i burrit për gruan fillon të zbehet. Mashkulli që arrin ta mënjanojë monotoninë duke lejuar të ketë dashnore të reja në moshë, është i gatshëm të luajë rolin dhe plotësimin e dëshirave.

William Masters dhe Virgina Johnson raportojnë: humbja e interesit për penetrim është ndoshta faktor konstant në humbjen e interesit në performancën seksuale me partnerin e tij të një mashkulli që plaket. Ata zbuluan se një mashkull në moshë ka një të dashur të re, të bukur, tërheqëse. Unë e di se shumë prej lexuesve të dy gjinive, nuk do t’u pëlqejë kur ta lexojnë këtë. Ndoshta disa do ta gjykojnë, por shumicën e meshkujve monogamia seksuale i çon, pa diskutim, në monotoni.

Po citojmë Symonsin: Dëshira seksuale e mashkullit për një femër me të cilën ai nuk është i martuar është krejtësisht e nxitur nga fakti që ajo nuk është gruaja e tij. Ata nuk pranojnë hapur, partnerët afatgjatë të seksit i nënshtrohen të njëjtit proces psikoseksual.

Sociologu Jessie Bernard në vitet 1970 shpjegon që rritja e mundësive të meshkujve për partnerë të rinj seksualë ishte një nga ndryshimet me të rëndësishme sociale të nevojshme në shoqëritë perëndimore për të nxitur lumturinë martesore. Por, kjo gjë nuk ka ndodhur ende dhe duket se ka edhe më pak mundësi të ndodhë për një kohë të gjatë. Ndoshta kjo është edhe arsyeja se meshkujt klasifikohen si pa seks ose më pak seks për shkak të humbjes së interesit të mashkullit për seks.

Donald Symons në librin “Evolucioni i seksualitetit njerëzor” shkruan se i kanë përdorur të gjitha mundësitë/hilet që të ofrojnë formula për ta ndryshuar këtë aspekt mashkullor por të gjitha formulat kanë dështuar. Meshkujt duket se janë të ndërtuar në mënyrë të tillë që t’i rezistojnë idesë së të mësuarit të mos interesohen, të mos dëshirojnë risi/varietete. Të jesh i martuar/të flesh me një femër dhe të bësh dashuri janë dy pasione të veçanta, jo thjesht vetëm të ndryshme, por të kundërtat nga njëra-tjetra.

Dashuria nuk manifestohet vetëm në dëshirën për seks, por më dëshirën për ta ndarë gjumin me një femër të vetme. Mashkulli kur është i dashuruar, është i droguar. Çdo gjë i lulëzon, gjoksi/kraharori hapet, ngjyrat janë të ndezura, ushqimi ka shije më të mirë, jeta është shumë më e mirë. Nga pleqëria testosteroni te meshkujt ulet, ulet edhe energjia e libidos. Libidoja zbehet nga distanca e papërdorshme e kënaqësisë më elementare të jetës. Shumë meshkuj ia vënë fajin stresit në jetë: puna, lodhjet e ndryshme, kërkesat gjithnjë më të shumta, mundësitë më të vogla, thjesht, faji është jetim (fajtor kujdestar është dikush tjetër).

Është e vërtetë, ulja e nivelit të testosteronit, humb gjithçka: zbeh interesimin, ambicien, pasionin për jetë, humorin. Në mungesë të testosteronit mashkulli nuk ka më dëshira, por një dashuri e re garanton ringjalljen e nivelit të ulët të testosteronit. Po, është e vërtetë sa kollaj e ngatërrojmë këtë përzierje të fuqishme ndjenjash me “dashurinë”.

Sa meshkuj/femra janë ngatërruar për një bashkim shpirtëror që ta ndryshojnë jetën? Sa meshkuj/femra janë zënë ngushtë nga tradhtia e pashpjegueshme e një burri/gruaje të mirë. Sa familje janë shkatërruar pse meshkujt/femrat në moshën e re dhe të mesme e keqkuptojnë rritjen e vitalitetit dhe të energjisë që vjen nga risia e një partneri të ri seksual si dashuri për shpirtin binjak, apo e bind veten se do të bjerë në dashuri që ta justifikojë atë që i duket si një domosdoshmëri që ndryshon jetën.

Kjo kategori e meshkujve/ emrave më pas ndihet e izoluar, e turpëruar dhe e shkatërruar nga mallkimi. Gjendja e kësaj kategorie është një tragjedi. Këta meshkuj/femra që lënë mbrapa është një zgjidhje më e mirë sesa ajo që dominonte. Pasi kalon koha e eksitimit/transicionit, këta meshkuj/ femra arrijnë të vetëdijesohen e të jenë realë, gjë që e bën një marrëdhënie të suksesshme për një kohë të gjatë: Respekti, admirimi, interesat e përbashkëta (fëmijët, familja) bisedat interesante, humori etj. Martesa që lidhet vetëm mbi pasionin seksual, nuk ka shans të mbijetojë.

Duke arritur sukses, duke sakrifikuar, toleruar, kuptuar me shumë kujdes nuancat e mashkullit/femrës të seksualitetit njerëzor, do të mësojmë të marrim vendime të drejta për bashkëjetesën tonë afatgjatë. Studiuesit konstatojnë se meshkujt me nivel më të ulët testosteroni, katër herë më shumë vuajnë nga depresioni, nga sëmundjet e ndryshme, infarktet në zemër, kanceri etj. , në krahasim me meshkujt e të njëjtës moshë me nivel më të lartë të testosteronit.

Kujdes, mos gaboni! Çdo gjë bëjeni për vete, por pa e lënduar askënd. Sa e sa meshkuj/femra mendojnë që ata kanë një marrëdhënie sekrete. Derisa nuk merret vesh, është ok për mashkullin/gruan që të kenë marrëdhënie, por pa probleme, sepse duhet të jenë më të lumtur. Kujdes, juve do t’ju zbulojnë herët a vonë. Shumica e femrave e kanë ndjenjën e nuhatjes shumë më të mirë sesa meshkujt, ndaj kujdes mos gaboni. Nuk ia vlen. Ju keni përpara fëmijët tuaj.

Largohuni nga seksi i huaj. Lehtë dorëzohemi, sa lehtë ngatërrojmë këtë përzierje ndjenjash të fuqishme të dashurisë! Kjo përzierje ofron një përgjigje hormonale që jep ndenjen e dashurisë. Sa e sa meshkuj/femra e kanë ngatërruar këtë ndjenjë hormonale për bashkim të dy trupave shpirtërorë, që mandej ua ndryshojnë jetën? Sa meshkuj/femra janë zënë në grackë nga tradhtia e pashpjegueshme e një burri/ gruaje? Sa familje janë shkatërruar sepse meshkujt në moshën e mesme e keqkuptuan rritjen e vitalitetit dhe të energjisë që vjen nga risia e një partneri të ri seksual si dashuri për shpirtin, ose bindin veten që kanë rënë në dashuri për të justifikuar/arsyetuar atë që u dukej si një hipnozë, domosdoshmëri t’ua ndryshojë jetën.

Dikur meshkujt/femrat ndihen të izoluar, të turpëruar,kur pas disa vjetësh zbulojnë që fati i tyre familjar, modeli i vet nuk është në fakt burim i vërtetë i këtyre ndjenjave. Situata në këtë sferë të bashkëjetesës është plot tragjedi, pasi kalon dëshira/eksitimi i tranzicionit, këta meshkuj/femra çalojnë me realitetin, me arsyen se çka e bën një marrëdhënie të gjatë: respekti, admirimi, interesat e përbashkëta.

Martesat që arrijnë të bashkohen vetëm mbi pasionin seksual, që në fillim janë të dështuara, suksesi i martesës vjen falë tolerancës, falë mirëkuptimit, sakrificës: një kuptim me shumë nuanca të natyrës së seksualetetit njerëzor do të na mësoj të marrim vendime më të mençura për jetën tonë bashkëmartesore.

Shumë meshkuj gjenden në një situatë shumë të sikletshme. Studiuesit kanë gjetur që meshkujt me nivele të ulëta testosteroni kanë katër herë më shumë mundësi të vuajnë nga depresioni, infarktet fatale në zemër, në krahasim me meshkujt të testosteronit të lartë, por edhe ka raste/forma tjera të uljes së aftësive mendore dhe të kujtesës.

Por, nëse është e vërtetë që shumica e meshkujve janë ndërtuar nga evolucioni/natyra për të pasur nevojë të herëpashershme për partnerë të rinj për të pasur një jetë aktive, të freskët dhe vitale seksuale përgjatë jetës, për t’i plotësuar nevojat, shumica e meshkujve nuk arrin të kuptojë konfliktin midis kërkesave të shoqërisë dhe atyre te biologjisë së tyre derisa kanë qenë të martuar për shumë vjet, ndërkaq jeta e tyre vetvetiu është komplikuar. /Telegrafi/

Loading...