Katër pyetjet e thjeshta me të cilat mund ta vlerësoni inteligjencën e secilit

  • November 09, 2018 11:30
  • Stil

Ka disa pyetje të cilat na ndihmojmë të shohim brenda mendje të njerëzve dhe ta kuptojmë se me çfarë personi jemi duke u marrë.

Jo vetëm se këto pyetje ju ndihmojnë t’i kuptoni njerëzit që veçse i njihni, por edhe njerëzit që sapo i keni takuar për herë të parë, transmeton Telegrafi.

Nëse ka ndonjë shans se mendimet e tyre u përshtaten mendimeve tuaja, atëherë mund të jeni duke dalë me shpirtin binjak!

“Si e shpenzoni kohën zakonisht?” Kjo pyetje do t’ju ndihmojë:

– T’i mësoni shprehitë e një personi
– Ta kuptoni çfarë karakteri ka (p.sh. a është dembel, ankues, optimist, etj.)
– E mësoni nivelin e të ardhurave
– Numrin e miqve që i ka (rrjedhimisht aftësinë për të mbajtur lidhje të mira)
– Hobit e personit dhe se sa interesant janë në përgjithësi

“Nëse do t’i kishit pasur një miliard dollarë, si do t’i kishit shpenzuar?” Kjo pyetje do t’ju ndihmojë të zbuloni:

– Vlerat dhe prioritetet jetësore të një personi
– Çfarë ju mungon në jetë
– Nivelin e egoizmit
– Ambiciet
– Parimet morale dhe nivelin e intelektit

Pyetja e radhës duhet të jetë provokative. Thjesht ngritni një temë që mund të shkaktojë debat. P.sh. mund të flisni për parti politike, për vegjetarianë apo për feminizëm. Ndër tjerash, kjo do t’ju ndihmonte të mësoni për personin:

– Një pikëpamje më të përgjithshme për të
– Sa inteligjent janë
– Nëse është agresiv
– Nëse është person që flet pakuptim dhe nuk mund të fletë me arsye
– Sa tolerues është ndaj mendimeve të tjerëve

“Çfarë do të ndryshoje në këtë botë?” Kjo është pyetja e fundit. Kushtoni vëmendje gjërave të cilat bashkëbiseduesi dëshiron t’i ndryshojë. Kjo do t’ju ndihmojë të mësoni se cilat periudha i vlerëson më shumë – të kaluarën, tashmën apo të ardhmen. Gjithashtu, do të keni mundësi të mësoni:

– Nivelin e egoizmit të personit
– Sa të përgjithshme i ka mendimet dhe mendjen. /Telegrafi/

Loading...