Gigi Hadid zbulon trukun për trup të bukur: Vetëm një ushtrim do t’ju nevojitet për vithe perfekt të bukura

  • November 08, 2018 19:30
  • Stil

Ushtrimi është aq i thjeshtë sa që mundeni menjëherë të filloni ta aplikoni…

Njëra ndër modelistet më atraktive aktuale, Gigi Hadid, ka vendosur të zbulojë trukun e thjeshtë se si e mban linjën e trupit të vet, madje edhe kur është në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Para revyve dhe paraqitjeve publike, manekinia e njohur aplikon një truk paksa të pazakonshëm, me të cilin patjetër arrin sukses. Ja për çka është fjala, thotë ajo:

“Në kuzhinën time kam vënë letër të vogël vetëngjitëse dhe sa herë kam kaluar afër saj, patjetër i kam bërë 15 galiçë, të cilat në të vërtetë i urrej, sepse janë të rëndë dhe patjetër duhet të bëj shumë, në mënyrë që të arrij rezultate”, ka zbuluar biondja e bukur.

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid) on Mar 25, 2017 at 12:32pm PDT

Veç kësaj, bukuroshja ka thënë që kjo nuk është e vetmja mënyrë me të cilën ka arritur të ketë linjë për t’u lakmuar, por e radhit në grupin e më të preferuarave. Përse? Nga arsyeja e thjeshtë!

Gigi na ka dhënë ide të shkëlqyeshme për frizurën të cilën mund ta bartni në të gjitha rastet!

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid) on Jun 28, 2017 at 7:06am PDT

Pas një dite të lodhshme, qëndrimi në kuzhinë na shërben për t’u relaksuar, për të pirë një filxhan çaj, për të ngrënë sallatën e preferuar apo për të shfletuar revistën e preferuar Lifestyle.

Këta galiçë mund t’i bëni pa problem edhe kur e qerasni vetëm me një copë të çokollatës apo tortës së preferuar por që pastaj të mos ju brejë ndërgjegjja. /Telegrafi/

Loading...