Zyrtare: Francesco Tahiraj i bashkohet Hajdukut të Splitit

  • January 12, 2019 20:00
  • Sport

Tahiraj ka nënshkruar kontratë me Splitin deri në verën e vitit 2022, dhe tashmë ka udhëtuar drejt Turqisë, për t’iu bashkuar tanimë bashkëlojtarëve të rinj në përgatitjet dimërore, raporton Gazeta Express.

22-vjeçari ka thënë për uebsajtin e klubit se është shumë i lumtur që transferimi i tij është finalizuar përfundimisht.

“Jam i lumtur që transferimi im u finalizua. Që prej fillimit kam pasur vetëm një ëndërr: t’i bashkohem Hajdukut” tha Tahiraj për uebsajtin e klubit.

Tahiraj është lindur në Torino të Italisë dhe luan si mesfushor ofensiv. Ai ka qenë pjesë e të rinjve të Juventusit, si dhe ka luajtur për Carpin, si i huazuar nga Juventusi.

Këtë sezon, 22-vjeçari ka luajtur në Ligën e Parë të Sllovenisë për NK Aluminij, me të cilin bëri 18 paraqitje. Në Hajkud ai me kërkesën e tij do ta bartë fanellën me numrin 47.

Tahiraj e ka përfaqësuar Shqipërinë për ekipet kombëtare U-17 dhe U-19, si dhe ka edhe pasaportë italiane. /Gazeta Express/

Loading...