Unitedi me ofertë të lartë për Hernandezin

  • October 12, 2018 08:30
  • Sport

Manchester City është gati të bëjë një ofertë të lartë për mbrojtësin e Atletico Madridit, Lucas Hernandez.

Klubi nga Old Trafford nuk e ka nisur mirë këtë sezon as në Ligën Premier dhe as në Ligën e Kampionëve.

Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë përforcimin e skuadrës për vazhdimin e sezonit.

Sipas gazetës spanjolle Marca, mbrojtësi francez i Atleticos, Hernandez është objektivi kryesor afatit kalimtar të janarit.

Gazeta raporton se Manchester United po përgatit një ofertë “marramendëse” për mbrojtësin e Atleticos.

Mbrojtësi francez ka një klauzolë blerje prej 80 milionë eurosh në kontratën e tij dhe Djajtë e Kuq duan ta paguajnë atë gjatë janarit.

Hernandez pëlqehet shumë edhe nga rivalët e mëdhenj lokal të Unitedit, Manchester City, por francezi disa herë ka shprehur dëshirën për qëndrim te Atletico.

“Shpresoj të qëndroj te Atletcio për një kohë të gjatë”, ka deklaruar Hernandez. /Telegrafi/

Loading...