UEFA dënon Lovrenin, pasi e fyeu Ramosin në rrjetet sociale

  • January 11, 2019 14:31
  • Sport

Mbrojtësi kroat i Liverpoolit publikoi një video në Instagram, ku bën komente të rënda ndaj Ramosit, transmeton Gazeta Express.

"Spanjollët janë një tufë femrash. I dhashë një bërryl të mirë, tani le të flasë", kishte thënë kroati për Ramosin.

Pra Lovren do të mungojë për Kroacinë në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit më 21 mars në kuadër të kualifikimeve EURO 2020, pas dënimit që mori sot nga UEFA. /Gazeta Express/

Loading...