Suso: Pyesni Milanin për klauzolën e lirimit

  • November 09, 2018 10:00
  • Sport

Spanjolli ka klauzolë lirimi në kontratën e tij, që besohet se është rreth 38 milionë euro, e cila mund të aktivizohet nga klubet e huaja vetëm në dy javët e para të korrikut.

Duke parë formën e tij të mirë në këtë sezon, më pesë gola dhe tetë asiste në të gjitha garat, duket se spanjolli ka zgjuar interesimin e shumë klubeve për të.

Kuqezinjtë duket se janë të gatshëm ta heqin këtë klauzolë, por lojtari nuk është duke ju ngutur për këtë.

“Ende është herët, ne duhet të shkojmë deri te afati i transferëve”, tha Suso kur u pyet për klauzolën e tij.

“Jam i lumtur këtu, gjithmonë e them këtë. Për më shumë pyetni Leonardon dhe Maldinin për këtë”. /GazetaExpress/

Loading...