Sterling nënshkruan kontratë fitimprurëse me Manchester Cityn

  • November 09, 2018 18:31
  • Sport

Kontrata e sulmuesit 23-vjeçar do të përfundonte në vitin 2020, dhe bisedimet për vazhdimin e kontratës u hapën në vitin e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Sterling do të jetë me Cityn deri në vitin 2023, dhe paga e tij pritet të jetë deri në 343 mijë euro për javë, plus bonuse.

“Jam shumë i lumtur për nënshkrimin. Rritja ime këtu si lojtar është e mrekullueshme. Jam shumë falënderues”, ishin fjalët e anglezit pas nënshkrimit të kontratës.

Ndërkohë City në Twitter ka shkruar: “Ai nuk do të shkojë askund”.

He’s going nowhere! ????@sterling7 has today committed himself to the Club until 2023! ????#mancity pic.twitter.com/vActYqKxUR
— Manchester City (@ManCity) November 9, 2018

Loading...