Shkaku i biletave të shtrenjta, tifozët e Juves bojkotojnë derbin me Milanin

  • October 17, 2018 11:00
  • Sport

Tifozët e Juventusit kanë vendosur të bojkotojnë derbin dhe të mos udhëtojnë drejt qytetit të Milanos.

Bianconerët nuk do të jenë prezent në stadiumin San Siro për të ndjekur derbin mes Milanit dhe Juventusit.

Ndeshja mes këtyre dyja ekipeve, e cila është planifikuar të luhet më 11 nëntor, do të kalojë pa mbështetjen e tifozëve të ekipit bardhezi.

Çmimi i biletës prej 75 eurove është shumë i shtrenjtë, sipas mendimit të tifozëve të kampionëve italian, të cilët nuk do t’i shohim në shkallët e stadiumit.

Grupi “Juve Ultras” në ndeshjet e mëparshme tregoi pakënaqësinë e tyre për shkak të rritjes së çmimit së biletave.

Theksojmë se Juventusi aktualisht është lider i Serie A me maksimum pikësh prej 24 sosh ndërsa Milani është i dhjeti me 12 pikë prapa Zonjës së Vjetër.

Ndryshe, Juve gjatë fundjavës do të jenë nikoqir të Genoas gjersa Milani do të luajë kundër Interit. /Telegrafi/

Loading...