​“Sevilla nuk i frikësohet Messit ose Barcelonës”

  • October 17, 2018 10:31
  • Sport

Sevilla do të udhëtojë në Camp Nou këtë fundjavë për ndeshjen e xhiros së nëntë të La Ligës kundër Barcelonës. Për momentin, ata renditen në pozitën e parë në tabelë, me një pikë më shumë se Barcelona, transmeton Gazeta Express.

Vetëm Barcelona ka arritur të shënojë më shumë gola se Sevilla këtë sezon, dhe skuadra në të cilën bën pjesë edhe Kjaer e kanë siguruar pozitën e parë, përmes pesë fitoreve në këtë sezon, njëra ndër to edhe ajo kundër Real Madridit që përfundoi me rezultat 3-0.

“A ka mbetur ndonjë fjalë në botë për ta përshkruar Messin? Ai është një lojtar fantastik dhe kur ai e ngre nivelin e tij, është shumë e vështirë për ta ndaluar. Nuk mund ta mbulosh Messin, sepse Barcelona ka lojtarë të tjerë të mrekullueshëm që mund të përfitojnë nga hapësira që mbetet e zbrazur”, ka thënë Kjaer.

“Ne duhet të mbrojmë kolektivisht kundër Messit dhe ta zvogëlojmë hapësirën në të cilën ai punon dhe në këtë mënyrë mund të sigurohemi se ai nuk do të mund ta ketë performancën më të mirë të tij kundër nesh”.

“E përsëris, është kënaqësi, dhe sipas është gjëja më e mirë në futboll, të ndeshesh me klubet më të mrekullueshme dhe futbollistët më të mrekullueshme, dhe do të tentojmë t’i mposhtim”. /Gazeta Express/

Loading...