Sampdorias dhe Milanit u nevojitet koha shtesë për ta siguruar një vend në çerekfinale të Kupës

  • January 12, 2019 19:31
  • Sport

Sampdorias dhe Milanit do t’iu duhet koha shtesë prej dy pjesëve nga 15 minuta për ta siguruar një vend në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi loja e rregullt u mbyll pa gola, raporton Gazeta Express.

Përkundër rasteve të shumta, asnjëra skuadër nuk ia doli ta gjejë rrjetën e portës dhe nëse rezultati nuk ndryshon as pas 30 minutave shtesë, atëherë do të jenë penalltinë përcaktues i çerekfinalistit.

Kuqezinjtë e kontrolluan më shumë lojën, por ishte skuadra vendase ajo që rrezikoi më shumë duke krijuar më shumë raste dhe duke pasur më shumë goditje në drejtim të portës së Pepe Reinas.

Fituesi i këtij dueli do të takohet në çerekfinale me fituesin e duelit Napoli – Sassuolo. /Gazeta Express/  

Loading...