​Ramosi poston video në Twitter për ta vërtetuar se nuk e kishte shkelur Sterlingun

  • October 17, 2018 11:00
  • Sport

Spanja u mposht në shtëpi nga Anglia me rezultat 3-2 të hënën. Në pjesën e parë, spanjollët pranuan tri gola, dy nga Raheem Sterling dhe një nga Marcus Rashford. Pastaj në pjesën e dytë, Paco Alcacer dhe Sergio Ramos arritën ta ngushtojnë rezultatin për Spanjën, përcjell Gazeta Express.

Pas ndeshjes, pretendohej se qendërmbrojtësi i Real Madridit e kishte shkelur qëllimisht sulmuesin anglez të Manchester Cityt, Sterlingun, i cili kishte shënuar dy gola në këtë ndeshje. Ky pretendim mbështetej nga një video që qarkullonte nëpër rrjetet sociale.

???????????? Nada más que decir. Nothing else to say. pic.twitter.com/BCuQI3n7hT
— Sergio Ramos (@SergioRamos) October 17, 2018

Megjithatë, 32-vjeçari i ka dalë vetes në mbrojtje përmes rrjeteve sociale, duke e postuar një video e cila sugjeron që Sterlingu kishte simuluar pas atij incidenti dhe se në të vërtetë nuk kishte pasur aspak kontakt mes dy lojtarëve në atë moment.

Ramosi e postoi këtë video në llogarinë e tij në Twitter, me mbishkrimin “Nada más que decir. Nothing else to say”, që në shqip do të thotë: “Nuk kam asgjë tjetër për të thënë”.

Ramosi është akuzuar edhe më herë për incidente të ngjashme gjatë karrierës së tij si futbollist. Më e përfolura është ndërhyrja gjatë finales së vitit të kaluar të Ligës së Kampionëve ndaj Mohamed Salahut, i cili ishte detyruar ta linte ndeshjen në gjysme për shkak të lëndimit që pësoi. /Gazeta Express/

Loading...