Portieri kosovar i Man Cityt publikon një foto para ndeshjes Malta – Kosova

  • November 15, 2018 13:31
  • Sport

Të shtunën Kosova luan si mysafire ndaj Maltës në kuadër të ligës së Kombeve duke filluar prej orës 18:00, shkruan Gazeta Express.

Dje, Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka dhënë leje që portieri i Manchester City Arianet Muriq, të mbrojë ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës.

Arijaneti është ftuar për herë të parë nga trajneri Bernard Challandes, pasi e ka marrë pasaportën e Republikës së Kosovës, dhe ka vendosur që të jetë pjesë e Kombëtares dardane. /Gazeta Express/

Loading...