​“Ozili nuk e përkrahu qëllimshëm Erdoganin”

  • October 11, 2018 15:31
  • Sport

Ozili u largua nga Kombëtarja e Gjermanisë pas eliminimit të tyre të hershëm në Kupën e Botës, duke u ankuar se ishte përballur me racizëm dhe se ishte fajësuar padrejtësisht për dështimin e skuadrës së tij në Rusi, transmeton Gazeta Express.

Kritikat kishin ardhur pasi që Ozili dhe bashkëlojtari i tij, Ilkay Gundogan, të cilët kanë lindur në Gjermani por kanë origjinë turke, kishin bërë një fotografi në maj me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ylli i Arsenalit, Ozili, e kishte fajësuar Grindelin në deklaratën trefaqëshe që e kishte publikuar në Twitter për zyrtarizmin e pensionimit të tij, duke thënë se “në sytë e Grindelit dhe mbështetësve të tij, unë jam gjerman kur fitojmë, por jam emigrant kur humbasim”.

Në këtë deklaratë, Ozili kishte thënë se ai nuk do të luante për Gjermaninë përderisa e kishte këtë ndjenjë se ishte viktimë e racizmit dhe mosrespektit, duke lënë të kuptohet se ai mund të kthehet në Kombëtare nëse brenda Federatës së Futbollit të Gjermanisë bëhen ndryshime.

“Nuk mendoj se Ozili dëshironte qëllimshëm t’i përkrahte politikat e Erdoganit. Mbi të gjitha, ky takim kishte ndodhur në një kohë të papërshtatshme kur i konsideron gjërat të cilat po ndodhnin në Gjermani”, ka thënë Traore.

“Për mua, futbolli është futbolli dhe politika është politikë. Nëse këto të dyja përzihen, atëherë diç e tillë ndodhë. Është e qartë se kjo ngjarje e ka dëmtuar shumë Kombëtaren e Gjermanisë”.

“Gjermania luajti politikë në Kupën e Botës e jo futboll, dhe kjo gjë nuk mund të përfundonte kurrë mirë. Nëse ka ndonjë problem mes dy palëve, ai që nuk flet gjithmonë humbë. Pastaj, nëse flet për këtë gjë, atëherë është shumë vonë”. /Gazeta Express/

Loading...