Oklahoma e pandalshme, arrihet fitorja e shtatë radhazi

  • November 09, 2018 08:00
  • Sport

Oklahoma City Thunder është skuadra më në formë në NBA.

Thunder ka marrë edhe fitoren e shtatë radhazi në elitën e basketbollit amerikan.

‘Viktima’ e radhës për Thunder ishte Houstob Rockets, pasi bardh e kaltërtit triumfuan me 18 pikë epërsi 98:80.

Në mungesë të Russell Westbrook, lojën në dorë e morri Paul George që shkëlqeu.

(Photo by J Pat Carter/Getty Images)

Ylli i Thunder ishte i pandalshëm në këtë takim duke realizuar 20 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime.

Qendra Steve Adams ishte fantastik me 19 pikë e 10 kërcime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Dennis Schroder e Ferguson që shtuan nga 14 pikë.

James Harden me 19 pikë e Clint Capela me 17 të tjera ishin koshashënuesit më të mirë të Rockets.

Kyrie Irving (Photo by Christian Petersen/Getty Images)

Fitore ka shënuar edhe Boston Celtics që ndaj Phoenix Suns 116:109 vetëm pas kohës shtesë.

Kyrie Irving ishte i mrekullueshëm në këtë takim me 39 pikë shtatë kërcime e gjashtë asistime për kampionët e shumëfishtë tê NBA-së.

Fitorja ndaj Suns ishte e shtata këtë edicion për Celtics që kanë edhe katër disfata. /Telegrafi/

Rezultatet:

Phoenix Suns – Boston Celtics 109:116

Oklahoma City Thunder – Houston Rockets 98:80

Portland Trail Blazers – LA Clippers 116:105

Loading...