Një muaj pa i mbushur 52 vjet, e vazhdon kontratën me klubin e tij

  • January 11, 2019 19:31
  • Sport

Kazuyoshi Miura ka nënshkruar kontratë të re me Yokohama FC, vetëm një muaj pa i mbushur 52 vjet, transmeton Gazeta Express.

"Mendoj se dua të ballafaqohem me futbollin dhe të shkoj në stërvitje çdo ditë me fuqi maksimale", tha Miura.

Sulmuesi japonez është duke e vazhduar karrierën e tij të shquar, që e nisi në vitin e largët 1986. Tani, ai luan për Yokohama, skuadrën që bën gara në nivelin e dytë të futbollit japonez.

Ai shkroi historinë kur u bë lojtari i parë japonez që luan në Serie A, duke e veshur fanellën e Genoas në sezonin 1994-95. 

Miura luan për Yokohama që prej vitit 2005, kur ishte 38 vjeç. /Gazeta Express/

Loading...