Nëse jo me Wales'in, me kë mund të luaj Kosova miqësore

  • December 06, 2018 19:31
  • Sport

Kjo do të thotë se Kosova nuk do të luaj 10 ndeshje sikurse Kombëtaret në grupe më nga gjashtë skuadra.

Nga data 21-23 mars Kosova e ka të lirë për të luajtur miqësore, e në këtë datë të lirë janë edhe Kombëtaret e Gjermanisë, Danimarkës, Walesit dhe Serbisë.

Derisa Kosova nuk ka mundësi të luaj me Serbinë, atëherë opsionet që i mbeten janë Gjermania, Walesi dhe Danimarka.

Por, në bazë të mediave të huaja, Gjermania pritet të ndeshet me Danimarkën, ndërkaq Ryan Giggs e dëshiron Serbinë në miqësore, për shkak edhe të cilësisë së njëjtë të këtyre dy Kombëtareve.

Në rast se Kosova dështon që të luajë një miqësore me këto Kombëtare, atëherë djemtë e Bernard Challandes do të luajnë një miqësore që do ti caktohet nga UEFA.

UEFA e ka marrë si obligim që Kombëtaret që nuk gjejnë kundërshtarë ata ti gjejnë dhe në këtë rast pritet që të jetë një Kombëtare jashtë kontinentit të Europës. /GazetaExpress/

Loading...