“Mourinho preferon rezultatin para golave”

  • December 07, 2018 12:00
  • Sport

Arrigo Sacchi ka mbrojtur metodat e trajnerit të Manchester united, Jose Mourinho, i cili, sipas tij, “preferon rezultatin para golave dhe ndeshjet e bukura”, derisa ka lavdëruar edhe Maurizio Sarrin dhe Pep Guardiolan.

“Mourinho, Sarri dhe Guardiola janë tre trajnerët më të mirë në botë por ata janë të ndryshëm”, ka thënë ai për Daily Mail.

“Kur Mourinho nuk fiton, njerëzit fillojnë të thonë që ai përdor stil të dalur mode, por nuk është e vërtetë”.

“Ai është një trajner që prefeëron rezultatin para golave dhe ndeshjeve të bukura, pra është i madh: një lider i madh, shumë i mirë në taktika, një karakter i jashtëzakonshëm në përgjithësi. Të tjerët janë më shumë mësues”.

“Sarri është duke bërë një punë të mirë në Chelsea”, ka sbhtuar ai.

“Ai është një humbje e madhe dhe është keq për futbollin italian ku shumica e trajnerëve më të mirë karrierën e trajnerit, taktikat dhe kualitetet individuale i bëjnë jashtë vendit”.

Krejt në fund ai ka folur për Guardiolan.

“City është si një orkestër që duhet dëgjuar qetë. Ata luajnë si një harmoni, me tempo të duhur dhe lëvizje të sakta. Përvoja bën që ata mos ta fitojnë Ligën e Kampionëve”. /GazetaExpress/

Loading...