Modric i mërzitur në Real Madridin

  • October 12, 2018 11:31
  • Sport

Sipas, Gazzetta dello Sport, starti jo i mirë i Real Madridit këtë sezon e ka përkeqësuar gjendjen e Modricin në kryeqytetin spanjoll.

Gazeta shton se ai tani nuk e përjashton mundësinë që të largohet në janar në Inter duke i lënë Los Blancos, pasi që skuadra italiane “ende është në mendimet e tij”.

33 vjeçari ishte lidhur me një kalim te Nerazzurri gjatë tërë verës por në fund qëndroi në Madrid.

Kampionët e Europës mandej kishin kërcënuar Interin duke e raportuar në FIFA se kishin folur pa autorizim me lojtarin, edhe pse më vonë u vërtetua se kishte qenë vetë Modric që i ishte ofruar kaltërezinjve.

Kroati që nga atëherë është kurorëzuar si lojtari më i mirë nga UEFA dhe FIFA por do të kërkon kalimin në San Siro, nëse “gjendja e klubit nuk ndryshon”. /GazetaExpress/

Loading...