Milani futet në garë për Denis Suarezin

  • November 09, 2018 13:30
  • Sport

Denis Suarez është duke kaluar ditët e tij të fundit te Barcelona.

Mesfushori spanjoll ka konfirmuar se do të largohet nga Camp Nou gjatë afatit kalimtar të janarit.

Hapësirat e pakta nga Ernesto Valverde kanë bërë mesfushorin të kërkoj largimin nga klubi i tij.

Sipas raportimeve të fundit nga Corriere Dello Sport, së fundmi interesim për Suarezin ka shfaqur edhe gjiganti italian Milan.

Në fakt Milan vetëm sa iu është bashkangjitur garës për mesfushorin spanjoll së bashku me ekipet tjera si Roma, Napoli dhe Inter.

(Photo by Octavio Passos/Getty Images)

24-vjeçari ka luajtur vetëm në një takim këtë edicion për Barcelonën, atë në Kupën e Mbretit.

Milani po e kërkon huazimin e lojtarit me të drejt blerje për 25 milionë euro.

Por gara për lojtarin nuk është vetëm mes klubeve italiane.

Suarez po kërkohet edhe nga skuadrat spanjolle Valencia, Celta Vigo dhe Sevilla.

Gjithsesi i sigurt është vetëm largimi i tij nga Camp Nou por jo edhe skuadra e tij e re. /Telegrafi/

Loading...