Mbappe shpreson ta fitojë Topin e Art

  • November 09, 2018 08:00
  • Sport

Kylian Mbappe beson se ai nuk mund të bëj më shumë për ta fituar Topin e Artë pas një viti të mirë të tinejxherit.

Me klubin e tij Paris Saint-Germain, 19 vjeçari arriti që ta fitojë tripletën franceze, duke shënuar 21 gola gjatë sezonit 2017-18.

Por, ishte Botërori ku Mbappe shkëlqeu më së shumti, duke shënuar katër gola, përfshirë një në finale kundër Kroacisë të cilin turne Franca e fitoi në Rusi.

“Nëse do ta fitojë, nuk e di, por e di që së paku kam bërë gjithçka për skuadrën dhe Kombëtaren për ta fituar atë”, tha Mbappe për AFP.

“Kam bërë gjithçka deri në ditën e fundit të votimit”.

“Nuk do të mërzitëm, gjithçka që mund të ndodh do të jetë një bonus, në fund unë nuk mund të votojë në vend të njerëzve”. /GazetaExpress/

Loading...