Manchester City e shkatërron Schalken, kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

  • March 12, 2019 22:00
  • Sport

Skuadra e Pep Guardiolës e kishte fituar 3:2 ndeshjen e parë në Gjermani, por nuk i la asgjë rastit dhe e shkatërroi krejtësisht Schalken në ndeshjen e kthimit të martën në Etihad, raporton Gazeta Express.

Sergio Aguerro shkëlqeu me dy gola në pjesën e parë, derisa Leroy Sane, Raheem Sterling, Bernardo Silva, Phill Foden dhe Gabriel Jesus shënuan nga një herë secili.

City kalon në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 10:2 pas dy ndeshjeve.

Manchester City i bashkohet Ajaxit, Tottenhamit, Manchester Unitedit, Portos dhe Juventusit në çerekfinale.

Loading...