Lukaku në dyshim për derbin e Manchesterit

  • November 09, 2018 13:31
  • Sport

Sulmuesi i Manchester United Romelo Lukaku ende është në dyshim për derbin e Manchesterit, edhe pse sot ai u kthye në stërvitje.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka treguar lajmin në konferencën për shtyp të premten para se skuadra e tij të udhëtojë për në fushën e Manchester City.

Lukaku i mungoi “Djajve të Kuq” në fitoren e tyre kundër Bournemouth dhe Juventus shkaku i një lëndimi.

“Nuk kemi lëndime të reja”, tha Mourinho MUTV kur u pyet për skuadrën që do të luaj kundër City.

“”Kështu nga Juventusi, ne nuk kemi lëndime të tjera. Ne kemi disa ‘lëndime të vogla’ por nuk mendoj që ndonjë lojtarë që luajti në Juventus nuk do të luajë”.

“Ne kemi një mundësi-është e premte në mëngjes-dhe duket se Lukaku do të kthehet por nuk jemi të sigurt”.

Lukaku, i cili për herë të fundit u paraqit në fitoren e United 2-1 në Premier Ligë kundër Evertonit më 28 tetor, ka vuajtur për të treguar formën e lartë këtë sezon. /GazetaExpress/

Loading...