Lëndimet Në Milan e shqetësojnë Rodriguez

  • November 09, 2018 08:00
  • Sport

Ata tashmë kanë humbur Lucas Biglian-i cili është jashtë për katër muaj-Mattia Caldaran, Jack Bonaventuran, Davide Calabrian dhe Gonzalo Higuainin.

Mateo Musacchio frikësohet se është lënduar sot gjatë një përplasje me Franck Kessie ku për një moment humbi ndjenjat, përderisa Hakan Calhanogly e lëndoi gjurin në funds të ndeshjes.

“E qartë, ne të gjithë ishim të frikësuar. Ai është një lojtar i rëndësishëm, të dhemb ta shohësh kështu, sidomos tani kur ne kemi shumë lëndime. Ai është i fortë, shpresojmë që të rikuperohet shpejt nga lëndimi”, tha Rodriguez për Sky Sport Italia.

“Betis ia doli mirë në pjesën e parë, ne luajtëm më mirë në të dytën, duke bërë presion lartë dhe barazimi ishte shumë i rëndësishëm për ta balancuar ndeshjen. Mendoj se 1-1 është rezultat i drejtë”.

Kuqezinjtë e përdorin sot anësorin e majtë të mbrojtjes në formacionin 3-5-2.

“Nuk ka rëndësi ku luaj, dua vetëm të jap më të mirën për skuadrën. Tani ne duhet të përmirësohemi. Ne e dimë që kemi një skuadër të fortë dhe kur punojmë bashkë, ne ja dalim mirë”. /GazetaExpress/

Loading...