Kroos: Nuk jam i brengosur për rezultatet e Real Madridit

  • October 12, 2018 16:00
  • Sport

28-vjeçari nuk është shprehur i brengosur për rezultatet e “Los Blancos”,  të cilët i kanë tre humbje në katër ndeshjet e fundit, dhe nuk kanë shënuar gol në 500 minuta, transmeton Gazeta Express.

“Ne e kemi demonstruar që mund ta bëjmë, gjithmonë ka pasur faza të tilla”, ka thënë gjermani.

“Nuk jam i brengosur”.

“Është një sfidë për ne që ta ndryshojmë këtë situatë”.

Ai do të luajë nesër me Kombëtaren e Gjermanisë kundër Holandës në kuadër të Ligës së Kombeve. /Gazeta Express/

Loading...