Kosova U21 punon me intensitet të lartë, synon fitore ndaj Izraelit

  • October 12, 2018 09:00
  • Sport

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka zhvilluar të enjten pasdite seancën e katërt stërvitore në fushën “Top Football” në Mazgit në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Evropianin 2019 kundër Izraelit në Tel Aviv, e cila zhvillohet me datë 16 tetor.  

Përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësit Erdogan Celina e Naser Prapashtica edhe gjatë stërvitjes së të enjtes kanë punuar në shumë aspekte në mënyrë që futbollistët të përgatiten sa më mirë për duelin kundër izraelitëve.

Gjatë seancës, krahas lojës taktike u punua edhe në gjuajtjet nga distanca dhe gjysmë-distanca.

Gjendja e futbollistëve sipas stafit mjekësor në krye me prof. dr. Mehmet Maxhuni është shumë e mirë.

Stërvitjen e sotme nga afër e ka ndjekur edhe drejtori teknik, Michael Nees.

Pas ndeshjes kanë folur me pozitivitet dhe shpresa për fitore, futbollistët si Muharrem Jashari dhe Arbër Hoxha.

“Jemi duke u stërvitur me përkushtim të gjithë lojtarët dhe synojmë që këto kualifikime t’i mbyllim me fitore”.

Për disa prej lojtarëve kjo do të jetë ndeshja e fundit, pasi më nuk do të kenë të drejtë loje me U21, prandaj edhe të gjithë jemi të përkushtuar për sukses. Edhe ardhjet e reja po shihet se kanë cilësi dhe vërtet harmonia në ekip është e jashtëzakonshme”, ka thënë Jashari.

“Atmosfera në ekip është e shkëlqyeshme e po ashtu edhe stërvitjet po ecin mirë. Të gjithë futbollistët po punojmë me seriozitet të madh dhe po e presim duelin me Izraelin me padurim”.

“Synimi është që t’i hakmerremi izraelitëve për atë humbje të pamerituar në Mitrovicë”, ka thënë Hoxha. /Telegrafi/

Loading...