Kosova publikon listën, përforcohet me Muricin dhe Kryeziun

  • November 09, 2018 14:31
  • Sport

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i grumbullojë për dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve kundër Maltës si mysafirë, më 17 nëntor dhe kundër Azerbajxhanit, më 20 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për herë të parë janë ftuar portieri Arijanet Muric dhe mesfushori Mirlind Kryeziu.

Grumbullimi i futbollistëve bëhet të hënën në hotel “Emerald”,  derisa stërvitja e parë mbahet të martën.

Kosova fillimisht do të udhëtojë në Valleta ku do të përballet me Maltën, pastaj ndeshjen e fundit, që pritet ta përcaktojë fituesin e grupit 3 të Ligës D te Kombeve, do ta luajë kundër Azerbajxhanit më 20 nëntor. /GazetaExpress/

Loading...