“Këto gjeste Mourinho i mësoi në Inter”

  • November 09, 2018 08:00
  • Sport

Ish trajneri i Piacenza, tani një analist në televizion asnjëherë nuk ka qenë tifozë i Special One dhe opinioni i tij për të nuk ka ndryshuar as gjatë humbjes së Juventusit nga Manchester United mbrëmëq”.

“Nuk kam mësuar asgjë nga niveli taktik i Mourinhos. Nëse ka ndonjë gjë, ai ka mësuar për taktikat në itali. Sipas mendimit tim, ai shumë pak ka ditur për futbollin kur erdhi në Inter’, tha Cagni për RMC Sport.

Trajneri zemëroi tifozët vendas pasi përfundoi ndeshje duke vendosur dorën në veshin e tij dhe duke u drejtuar tek tifozët e Juventusit, kurse më vonë tha se nuk është dashur ta bënte këtë gjë por nuk e ka bërë me vetëdije.

“Mourinho është absolutisht njeriu më i mirë që e kontrollon imazhin e tij në media. Mendoj që ai ka qenë i parapërgatitur për këtë gjest në këtë ndeshje e cila shkoi ashtu si deshi ai”, vazhdoi Cagni.

“Ai ishte gati të kërkonte falje për këtë moment dhe tërë atë që bëri. Nuk do ta bëja atë gjest, do të largohesha i qetë për në zhveshtore”.

Derisa disa e krahasuan festimin e Mous me atë të legjendës Carlo Mazzone kur dilte nga ndeshja drejt tifozëve të Atalantas kur Brescia arriti që nga 3-0 të barazoi 3-3, Cagni nuk e sheh në këtë mënyrë.

“Mazzone kishte pasion, zemër dhe shpirt. Mourinho e studion çdo gjë të tij çfarë bën”. /GazetaExpress/

Loading...