Inter interesohet për Lincoln

  • November 09, 2018 10:31
  • Sport

Sulmuesi, i cili njihet me emrin Gabigol, i kushtoi Nerazzurri 33.5 milionë euro në verë gjatë verës së 2016, por ai ka dështuar që të startojë s’paku njëherë në Serie A dhe ka shënuar vetëm një gol.

Pasi dështoi në huazimin e tij në Benfica ai u kthye në Santos, por huazimi i tij skadon në janar dhe duket se asnjë skuadër nuk mund ta merr atë me këtë çmim.

Kështu Interi nuk dëshirojnë që ta humbasin atë, derisa kërkojnë rreth 20 milionë euro për të.

Asnjë klub brazilian nuk mund ta paguajë këtë shumë e derisa Gabigol ka dështuar me dy lube europiane, atëherë duket se është e pashmangshme shkëmbimi i tij.

Sipas raporteve nga Fox Sports Brazil, ata mund ti ofrojnë Flamengos një zëvendësim për Lucas Paqueta, i cili pritet ti bashkohet Milanit në janar.

Si pjesë e kësaj marrëveshje ata do ta kërkonin Lincoln, talentin premtues 17 vjeçar i cili ka shënuar nëntë gola në 18 ndeshje për skuadrën U-17 në Brazil. /GazetaExpress/

Loading...