Hazard: Vetëm një gjë nuk e ka City, një lojtar si unë

  • December 07, 2018 07:30
  • Sport

Eden Hazard thotë se Manchester Cityt po i mungon vetëm një gjë: unë!

Para përballjes së nesërme në Stamford Bridge, belgu ka folur për mediat angleze.

“Unë mendoj se City mund të gjejë më shumë zgjidhje në lojën e tyre sesa ne. E vetmja gjë që nuk kanë është Eden Hazard! Ky është ndryshimi “, tha ai.

Chelsea pësoi humbje 2-1 kundër Wolvesit, gjë që bëri që të besuarit t Maurizio Sarrit të mbesin dhjetë pikë pas Citizens.

“Chelsea ka posedimin e madh të topit, por shpesh duhet të mbështetemi në veprime individuale për të shënuar gola”.

“City ka lojë ekipore. Ju mund të shihni shumë lëvizje prej tyre që krijojnë hapësira. Ata gjithashtu kanë harkime të mira, gjë që krijojnë më shumë shanse, shënojnë më shumë gola dhe kanë më shumë përgjigje”, përfundoi Eden.

Ndryshe, ndeshja mes Chelseat dhe Manchester Cityt pritet të startojë në ora 18:30. /Telegrafi/

Loading...