“Hazard mund ta zëvendësojë Ronaldon”

  • October 12, 2018 09:00
  • Sport

Eden Hazard është një “lojtar spektakular”, ka pranuar Rivaldo, me Real Madridin që mund të nënshkruaj me sulmuesin e Chelsea si një pasues të Cristiano Ronaldos.

“Sulmuesi bel është një lojtarë i madh dhe ai mund të jetë një opsion shumë i mirë për të kaluar në klubin e tij të ëndrrave, Real Madrid gjatë afatit kalimtar. Hazard ishte i mrekullueshëm për Belgjikën në Botëror ka startuar shumë mirë në sezonin e ri për Premier Ligë”, ka thënë ish ylli i Barcelonës, i cili ishte emëruar si Lojtari më i mirë në Botë në vitin 1999, për Betfair.

“Për këtë arsye, Real Madridi duhet ta merr në konsideratë transferin e tij, sidomos pas formës së tyre të dobët dhe dëshirën e Hazardit që të luaj në Bernabeu. /GazetaExpress/

Loading...