Gjimshiti gjithnjë e më larg Atalantës, Besiktasi po e pret mbrojtësin shqiptar

  • January 12, 2019 09:30
  • Sport

Berat Gjimshiti duket se po kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Atalantës.

Mbrojtësi shqiptar ka pasur paraqitje mjaftë të mira këtë edicion në Serie A, ku në shumë ndeshje ka qenë një titullar.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në kampionatin turk tek gjiganti nga Stambolli, Besiktas.

Krerët e klubit turk kanë pasur një takim me agjentin e shqiptarit dhe duket se kanë arritur një marrëveshje paraprakisht.

Remo Freuler dhe Berat Gjimshiti (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, ka qenë presidenti i Besiktasit, Fikret Orman që ka dhënë një intervistë.

Orman ka thënë për ‘Bein Sports’ se klubi i tij gjatë këtyre ditëve do të transferojë një qendërmbrojtës.

Mediat turke kanë raportuar se emri që do t’i bashkohet Besiktasit është ai i Berat Gjimshitit.

Gjimshiti në Besiktas pritet ta zëvendësojë mbrojtësin portugez Pepe që u rikthye te Porto. /Telegrafi/

Loading...