Formula 1 rikthehet këtë fundjavë me një risi

  • March 12, 2019 21:31
  • Sport

Piloti që do të shënojë xhiron më të shpejtë gjatë garave do të fitojnë një pikë më shumë, por me kushtin që ai të jetë mes 10 pilotëve të parë në përfundim të garës.

Kjo ide është zyrtarizuar tashmë edhe nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) dhe do të aplikohet që nga kjo fundjavë në Melbourne, kur do të zhvillohet edhe gara e hapjes së këtij sezoni, ajo për Çmimin e Madh të Australisë.

Pika që do të jepet për pilotin me xhiron më të shpejtë vlen edhe për klasifikimin e konstruktorëve, që do të thotë se gjatë këtij sezoni do të jepen 21 pikë shtesë. Kjo nuk është hera e parë që aplikohet një rregull i tillë, pasi më herët është zbatuar edhe në Botërorin e Formulës 1 në periudhën 1950-1959. /TCH/

Loading...