Emery nuk do të ngutet me Koscielnyn

  • December 06, 2018 23:00
  • Sport

Por, Unai Emery nuk do të rrezikojë për rikthimin e Laurent Koscielnyt përderisa mbrojtësi pritet të kthehet pas shtatë muajve.

Mbrojtësi i lëndua në thembrën e Akilit gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Europa Ligë në mes të Arsenalit dhe Atletico Madridit në maj, lëndim që e la atë jashtë skuadrës për Botëror në Francë.

“Ne do të ecim gradual me të”, tha Emery për media të enjten.

“Ai ka luajtur dy ndeshje me U-23. Ka luajtur 85 minuta të martën dhe plani i jonë është që ai të kthehet më së largu më datën 18 të shtunën e ardhshme. Ndoshta mund të luaj kundër Qarabag në Europa Ligë”.

“Ai po punon me ne me shumë paraqitje të mira edhe në stërvitje. Ai po kthehet gradualisht me U23 dhe gjithmonë e më shumë po ndihet mirë. Hapi tjetër është se do të luaj për ne, por kur të jetë 100 për qind gati”. /GazetaExpress/

Loading...