Edhe përfaqësuesi i lartë i Vetëvendosjen uron fitoren e Kosovës

  • October 12, 2018 09:00
  • Sport

Deputeti dhe anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në një postim në Facebook e ka uruar kombëtaren e Kosovës për fitoren ndaj Maltës me rezultat 3-1.

Selimi ka thënë se fitorja mbrëmë ishte një arritje e madhe për sportin e Kosovës. /GazetaExpress/

Ky është postimi i Rexhep Selimit në Facebook:

“Mbremë, në fushën e blertë të Stadiumit FADIL VOKRRI, ekipi i Kosovës në futboll shënoi fitore kundër Maltes.

Kjo është një arritje e mirë e futbollit të Kosovës. Sa herë luajnë shqiptaret nëpër botë apo në stadiumet tona dhe arrijnë fitore, kjo i gëzon të gjithë shqiptarët.

Suksese futbollisteve dhe sportit shqiptar!

Urime ekipit përfaqësues të Kosovës dhe suksese në të ardhmen.

Loading...