Dilema e Valverdes, talentët e La Masia

  • December 06, 2018 18:31
  • Sport

Fatkeqësisht për Barcelonën, Rafinha nuk do të luajë për gjashtë muaj për shkak të një lëndimi në gjurin e tij por kjo gjë ka hapur derën për Alenan, të cilit i është dhënë numri 21 nga klubi.

20 vjeçari ka kualitete të mëdha, e di si luan Barcelona dhe ka treguar personalitet kështu që ai është një garues i fortë që po e shtron rrugën për të bërë vend në formacionin e Valverdes; ai këtë e tregoi me golin e tij kundër Villarreal që ju tha kritikëve se ai është gati për të shkëlqyer.

Riqui Puig është një zbulim tjetër i radhës, i cili pati një sezon të jashtëzakonshëm para sezonal në SHBA me skuadrën e parë, ku ai ishte lavdëruar edhe nga trajneri i AC Milanit, Gennaro Gattuso, kurse tani 19 vjeçari i jashtëzakonshëm ishte tepër i mirë në debutimin e tij për skuadrën e parë të mërkurën ku bëri një asist për Denis Suarezin në fitoren 4-1 kundër Cultural Leonesa, një asist që ishte pasqyrim i Xavi Hernandezit apo Andres Iniestas.

Valverde është i njohur si një trajner që i jep hapësirë të rinjve, sidomos për ndeshje të mëdha, e përderisa Alena dhe Puig mund të jenë të ri, të diplomuarit tjerë të La Masias si Munir El-Haddadi dhe Denis Suarez të cilët duhet të merren më shumë në konsideratë sidomos pas paraqitjes së tyre impresive kundër Cultural.

Munir, i cili ka rinovuar kontratë kohëve të fundit, shënoi një gol të shkëlqyer dhe dëshiron që të paraqitet më rregullisht, derisa Denis-i cili ka për qëllim largimin në janar-shënoi dy gola; tani ka mendime se pas këtyre dy golave, për dallim nga Alena dhe Puig, ata kanë mundësi që të kenë sukses duke shfrytëzuar këtë shans që ju dha. /GazetaExpress/

Loading...