Boateng thotë se ende përjeton racizëm në Gjermani

  • November 09, 2018 19:00
  • Sport

Boateng ishte pjesë e Kombëtares gjermane në triumfin e Botërorit në vitin 2014, mirëpo ai ende dëgjon kore raciste, sidomos zërat si majmun që lëshojnë tifozët, transmeton Gazeta Express.

“Kur jam në qosh të stadiumit shpesh i dëgjoj të bëmat si majmun”, ka thënë Boateng, i cili ka 76 paraqitje për Gjermaninë.

“Disa herë ata thonë kështu ‘shko atje nga ke ardhur”, ose thonë kështu ‘ti m*t i zi”.

Boateng ka origjinën nga Gana, pasi babai i tij është ganez, mirëpo mbrojtësi ka lindur dhe është rritur në Gjermani. /Gazeta Express/

Loading...