Bielsa pranon se ka dërguar spiun në stërvitjen e Derby Countyt

  • January 12, 2019 09:30
  • Sport

Marcelo Bielsa ka pranuar përgjegjësinë e plotë për skandalin e spiunimit që e ka bërë ekipi i tij Leeds United, por nuk është shfaqur i penduar duke mbrojtur veprimet e tij.

Federata Angleze e Futbollit (FA) ka filluar hetimet për incidentin pasi Derby County para ndeshjes mes dy klubeve ka pohuar se një person i kapur si i dyshuar afër stërvitjes ka qenë i punësuar i Leedsit.

Policia konfirmoi se një person ishte gjetur dhe e mori në pyetje në vendin e ngjarjes, para se ta detyronte të largohej atë pa e arrestuar.

Mediat kanë raportuar personi ishte i përfshirë në spiunazhë dhe i dërguar nga Leedsi.

Bielsa ka konfirmuar këto akuza, duke zbuluar se ai personalisht e ka dërguar personin në fjalë pa e njoftuar klubin.

“Është e vërtetë se ka qenë dikush nga Leedsi Përgjegjësia është e imja”.

“Janë disa vendime që duhet t’i marrë, nuk ka lidhje nëse është ligjore ose jo. Për mua mjafton që Derby dhe Lampard janë ndjerë keq për këtë dhe se nuk ishte forma e duhur që ne të sillemi”.

“Kam biseduar me Lampardin dhe ai më tha se unë nuk respektova rregullat e ‘fair playt’. Unë kam pikëpamje të ndryshme për këtë”.

Focus.

Loading...