Arsenalit i mjafton barazimi për ta siguruar kualifikimin

  • November 08, 2018 22:00
  • Sport

Arsenali është ndalur në barazim pa gola 0-0 në shtëpi nga Sportingu i Lisbonës.

Trajneri Unay Emery kishte vendosur t’i pushonte disa nga lojtarët kryesor për këtë takim.

Kësisoj Granit Xhaka, Mesut Ozil, Bernd Leno e Alexandre Lacazette nuk ishin grumbulluar fare për këtë takim.

Pjesa e parë ishte e qetë dhe krejt çfarë vlen të përmendet ishte lëndimi i Dany Welbeck.

Sulmuesi anglez u detyrua të largohet nga loja në minutën e 30-të pasi theu këmbën e tij dhe u zëvendësua nga Aubameyang.

That's all for the first half

Loading...