Argjentina shpreson t'i kthehet Messi

  • October 12, 2018 09:00
  • Sport

Me të ardhmen e superyllit të Barcelonës në ajër, trajneri i brendshëm Lionel Scaloni ka pranuar se Albiceleste do të përpiqen që ti adaptohen një loje tjetër pa të.

Scaloni ka thënë se mungesa e Messi e ka detyruar Argjentinën që të luaj si skuadër, edhe pse ai shpreson që pesë herë fituesi i Topit të Artë të kthehet në detyrën e tij me Kombëtaren.

Messi përsëri mungojë mbrëmë në fitoren e lehtë të Argjentinës kundër Irakut, 4-0, derisa javën e ardhshme do të luajnë po ashtu në një turne në Arabi Saudite, kundër Brazilit.

“Shpresoj që Messi të jetë me ne në të ardhmen, ai është lojtari më i mirë në botë”, tha Scaloni gjatë konferencës së tij për shtyp.

“Nëse nuk është, ne do të përpiqemi të luajmë si skuadër, kjo është ideja, që ne të luajmë si një skuadër dhe kur luajmë kështu vështirë humbim”, ka thënë ai. /GazetaExpress/

Loading...