Akanji i pëlqen Manchester United

  • October 12, 2018 11:00
  • Sport

Mbrojtësi i Borussia Dortmund, Manuel Akanji ia ka hapur dyert për të ardhmen Manchester Unitedit, duke thënë se ambicie e tij është që të luajë në Old Trafford një ditë.

Zvicerani ishte lidhur me Djajtë e Kuq gjatë afatit kalimtar të janarit, por në të njëjtin afat ai përfundoi në Gjermani ku u transferua për 22 milionë euro.

23 vjeçari ka impresionuar në Bundesliga dhe konsideron se në të ardhmen të bëj prapë një lëvizje kur të vije një ofertë e mirë.

“Të gjithë e dinë që Manchester United ka qenë njëri prej klubeve favorite që nga fëmijëria. Do të ishte mirë që të luaja aty, por ky nuk është problem për momentin. Jam i kënaqur në Dortmunds. Dua të fitojë tituj me BVB dhe duke garuar për trofe të mëdhenj gjithashtu edhe me Kombëtaren e Zvicrës”, ka thënë ai për Bluewin. /GazetaExpress/

Loading...