Mijëra njerëz po vdesin nga kjo sëmundje.. Doktorët nuk po gjejnë trajtimin e duhur

  • March 12, 2019 14:00
  • Shendetesi

Fibroza Pulmonare – është një sëmundje gjenetike e shkaktuar nga nje mutacion gjenetik, e cila bën që mushkëritë të bëhen 100 herë më të ndjeshme ndaj pluhurit, ndotjes së ajrit dhe tymit të cigares.

Kjo sëmundje, zakonisht shfaqë simptomat e saj kur personat arrijnë moshën mesatare, është e pashërueshme dhe trajtimet e deri tanishme kanë arritur që vetëm të zbusin simptomat duke ia zgjatur pacientit jetën për disa muaj. Në shumë raste në vend se këta pacientë të trajtohen me barna dhe oksigjen ata pranojnë një diagnozë të gabuar duke u trajtuar me barna të gabuara – shkruan Dailymail, raporton Gazeta Express.

Në disa raste pacientët nuk kanë arritur të diagnostikohen me kohë duke mos pranuar një trajtim të duhur , me ç’rast sëmundja ka evoluar deri në një stad ku nuk mund të shërohet më. Hulumtimi i fundit është bërë duke përdorur informacionet e 776 pacientëve të cilët bartin këtë çrregullim gjenetik, në krye me Steve Jonas – udhëheqës i studimeve ne fushën e fibrozës pulmonare.

“Përderisa pacientët të cilët diagnostikohen me këtë sëmundje mund të jetojnë vetëm 3 deri 4 në vite pas diagnostikimit, kjo situatë është serioze dhe gjetja e një kure është poashtu shumë emergjente”, tha Steve Jonas.

Zgjidhja e vetme që një person t’i mbijetojë fibrozës pulmonare është transplantim i mushkërive, por kjo arrihet vetëm në 1% të rasteve. Doktorët janë duke punuar në zbulimin e një analize të gjakut e cila do të kontribuonte në zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje./GazetaExpress/

Loading...