Mbroni punën e timusit: Gjëndra e lumturisë dhe imunitetit – e fuqishme edhe në pleqëri

  • October 11, 2018 08:00
  • Shendetesi

Ruani imunitetin e mirë, shëndetin dhe lumturinë pa marrë parasysh sa vjet i keni.

Për imunitet meritë kanë “qelizat T”, të cilat prodhohen nga gjëndra e timusit, ato me kalimin e viteve zvogëlohen dhe dobësohen, transmeton Telegrafi.

Mund t’i ruani në këtë mënyrë: Sistemi i imunitetit të njeriut humbë forcën e vet me kalimin e viteve, andaj jemi më pak rezistues ndaj sëmundjeve, mesatarisht 2 deri 3 për qind çdo vit.

Forca dhe imuniteti mund të maten me markerë të qelizave “T”, të cilat i prodhon timusi, gjëndra është e vendosur në koshin e kraharorit.

Timusi, me kalimin e viteve, zvogëlohet dhe puna e tij dobësohet, mirëpo edhe vozitja më e zakonshme e biçikletës mund të ndërpresë këtë proces, tregon hulumtimi i ri.

Njëri ndër të kandidatët (80 vjeç) thotë që rezultatet e tij janë të njëjta si te djelmoshat e moshës 20-vjeçare, ndërkaq rezultate të njëjta janë vërejtur edhe te 125 çiklistë të shtigjeve të gjata.

Këta “maratonistë” i kanë nga 60 deri në 80 vjeç (disa ndër ta madje edhe më të moshuar), dhe vozitin shpesh bashkërisht edhe nga njëqind kilometra në javë. Te ta nuk ka rënie të imunitetit, mirëpo as grumbullim të indeve yndyrore.

Mjekët konstatojnë që për rezultatin e këtillë nuk janë të nevojshme vozitje të gjata, mirëpo është me rëndësi të jenë të rregullta. /Telegrafi/

Loading...